>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net

Mirë Se Vini n`RM >> KaLoNi MiRë Me Ne << Të Gjitha Në Një Vend
 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Mbreteria e Rilindjes
Thu Dec 03, 2009 8:44 pm nga Ibish_sakica

» Mbreterit e rilindjes loja me e mire ne bote
Wed Nov 18, 2009 11:42 pm nga ardianii

» My Websites
Wed Aug 05, 2009 4:22 pm nga Ultimate

» iPhone 3G S shitet paraprakisht në SHBA
Mon Jun 15, 2009 1:35 pm nga Abbi

» Paraqiten Nokia E72 e 5530 Xpress music
Mon Jun 15, 2009 1:34 pm nga Abbi

» Moza në lidhje me Arin?
Mon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» West: Jam njeri që preki për toke
Mon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» Ford është aktori më i paguar
Mon Jun 15, 2009 1:32 pm nga Abbi

» Newton do të ligjërojë në Afrikën e Jugut
Mon Jun 15, 2009 1:31 pm nga Abbi

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Festivali i RTSH-së, sfidë e re për Soni Malaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LiRoS'
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve : 142
Join date : 16/11/2008
Age : 25
Location : n'Mitrovicë

MesazhTitulli: Festivali i RTSH-së, sfidë e re për Soni Malaj   Sat Dec 06, 2008 12:57 pm

Pas suksesit në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Shpirti im binjak”, me të cilën fitoi çmimin e tretë dhe atë të internetit, këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Soni Malaj, tashmë e pret edhe një sfidë tjetër. Në një intervistë dhënë “Gazetës Shqiptare”, Soni ka bërë të ditur se aktualisht është duke punuar intensivisht rreth pjesëmarrjes së saj në festivalin e Radio Televizonit Shqiptar, nga i cili zgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë për festivalin evropian të këngës “Eurosong”.“Kënga është 90% e përfunduar. Deri në afatin përfundimtar unë jam akoma duke punuar me këngën. Na ka lindur një ide që ndoshta edhe mund ta ndryshojmë ritmin. Së bashku me kompozitorin Florian Mumajesi dhe orkestruesin Enis Presheva jemi akoma duke punuar për të nxjerrë më të mirën, ashtu sikurse më ndodhi edhe për “Këngën Magjike”, ka thënë Soni, duke shtuar se nuk do të jetë në duet me kantautorin Flori.E pyetur nëse pretendon “Eurosong”-un, Soni ka thënë: “Të bëhet, ç’të bëhet. Në fund të fundit, për këngëtarin gjithmonë kënga e vet mbetet më e mira. Le të shpresojmë”.Krahas pjesëmarrjes në këtë festival, këngëtarja Malaj, ka bëtë të ditur se këtyre ditëve do të qëndrojë në Kosovë, për arsye se do të realizojë videoklipin e këngës “Më merr” në bashkëpunim me hip-hop grupin “Tingulli 3nt”. Lidhur me këtë videoklip Malaj ka thënë se ideja ka qenë që ai të realizohet më parë, por këtë e kanë pamundësuar angazhimet e shumta të saj.Në këtë intervistë Soni nuk ka hezituar të flasë edhe për jetën e saj private.Lidhur me thashethemet e fundit në mediat e Shqipërisë për një lidhje të mundshme të saj me dikë nga Franca, Soni është shprehur: “Dua ta sqaroj para publikut që nuk kam të dashur amerikan, as francez, as kinez apo palestinez. Jam vetëm. Nuk kam një lidhje dhe ndihem mirë kështu si jam. Ditët e mia janë të mbushura plot. Jam shumë e lumtur dhe s’kam nevojë për momentin të kem njeri përkrahë. Dua të sqaroj se në Francë është mikesha ime e ngushtë, Elia”.Ndryshe, sa i përket kantautorit Florian Mumajesi me të cilin ka qenë në lidhje më herët, Soni ka thënë se marrëdhëniet në mes tyre janë shumë të mira, si kolegë dhe miq. Ajo ka shtuar se bashkëpunimi me Florin nuk duhet të kuptohet si një relacion dashurie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://riniakh.lolforum.net
 
Festivali i RTSH-së, sfidë e re për Soni Malaj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muharrem Sfarqa:Një sfidë e re për publicistin mërgimtar, Maxhun Smajlin
» Festivali i 18-të Kombëtar i Diasporës Shqiptare në SH.B.A.
» Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!‏

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net :: .:. Diskutime .:. :: V.I.P & Stars-
Kërce tek: