>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net

Mirë Se Vini n`RM >> KaLoNi MiRë Me Ne << Të Gjitha Në Një Vend
 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Mbreteria e Rilindjes
Thu Dec 03, 2009 8:44 pm nga Ibish_sakica

» Mbreterit e rilindjes loja me e mire ne bote
Wed Nov 18, 2009 11:42 pm nga ardianii

» My Websites
Wed Aug 05, 2009 4:22 pm nga Ultimate

» iPhone 3G S shitet paraprakisht në SHBA
Mon Jun 15, 2009 1:35 pm nga Abbi

» Paraqiten Nokia E72 e 5530 Xpress music
Mon Jun 15, 2009 1:34 pm nga Abbi

» Moza në lidhje me Arin?
Mon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» West: Jam njeri që preki për toke
Mon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» Ford është aktori më i paguar
Mon Jun 15, 2009 1:32 pm nga Abbi

» Newton do të ligjërojë në Afrikën e Jugut
Mon Jun 15, 2009 1:31 pm nga Abbi

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Angelina Jolie flet për filmin “Changeling” në Londër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LiRoS'
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve : 142
Join date : 16/11/2008
Age : 25
Location : n'Mitrovicë

MesazhTitulli: Angelina Jolie flet për filmin “Changeling” në Londër   Sat Dec 06, 2008 1:01 pm

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Londër, aktorja hollivudiane Angelina Jolie foli për projektin e saj të fundit “Changeling” duke thënë se gjatë realizimit të tij është ndier shumë e emocionuar. Filmi është punuar nga regjisori i mirënjohur amerikan Clint Eastwood, me të cilin Jolie ka punuar edhe në projekte të tjera. “Changeling” është një dramë, ngjarja e së cilës zhvillohet në vitin 1920 dhe bazohet në një tregim të vërtetë ku një grua në kërkim të djalit të saj të zhdukur detyrohet të ballafaqohet me policinë e Los Anxhelosit dhe me një vrasës serik të fëmijëve, pasi që beson se i është kthyer fëmija i gabuar. Bazuar në arkivat e komunës së Los Anxhelosit të cilat ishin gati të shkatërroheshin derisa skenaristi J. Michael Straczynski i shpëtoi ato, tregimi flet për një grua të klasës punëtore, Christine Collins, të cilës i zhduket djali 9 vjeçar. Një grup policësh të cilët kanë nevojë për publicitet i thonë asaj se i kanë gjetur djalin, por kur Collins insiston se fëmija që i është kthyer nuk është i biri i saj, për t’ju shmangur skandalit ata e dërgojnë atë në spital psikiatrik për 5 ditë ku edhe e keqtrajtojnë. Me ndihmën e pastorit karizmatik, personifikuar nga aktori John Malkovich, Collins nis udhëtimin e saj në kërkim të së vërtetës, duke shfaqur kështu korrupsionin dhe paaftësinë në zyrat policore. Ndaras, një vrasës serik i fëmijëve, zihet nga policia dhe dy tregimet kryesore të filmit fillojnë të dalin në shesh. Në konferencën për shtyp, Jolie tregoi se si nënë e ka pasur vështirë të imagjinojë se sa e tmerrshme është të jesh në vendin e Christine Collins-it: “Si nënë ishte e tmerrshme! Unë kisha me vete fëmijët e mi gati gjatë tërë kohës kur kishim pushimet e mëngjesit apo të drekës dhe pasi që përfundonim xhirimet vrapoja në shtëpi dhe thjesht dëshiroja të argëtohesha me ta. Ndihesha aq e emocionuar saqë e vëreja veten se në shtëpi sillesha në mënyrë qesharake duke luajtur lojëra të ndryshme, dhe duke qenë e lumtur që kisha fatin të di se ku i kam fëmijët dhe se ishin mirë me shëndet.” Më pas aktorja u përpoq t’i ndalte lotët derisa fliste për nënën e saj e cila kohë më parë ka vdekur. Jolie tha se për rolin e Christine Collins është inspiruar nga karakteri dhe fuqia e nënës së saj: “Nëna ime...ajo quhej Marcheline, dhe të gjithë e thërrisnin marshmallow për shaka, sepse ishte personi më i butë në botë dhe i ngjasonte shumë personazhit të Christine Collins...ishte vërtet shumë e ëmbël, asnjëherë nuk zemërohej dhe nuk kursente jetën e saj për njerëzit që i donte, por kur vinte puna tek fëmijët e saj ajo bëhej e fortë kështu që besoj se personazhi im në film në të vërtetë i ngjasonte shumë asaj, një femër elegante dhe e fuqishme e cila luftonte për drejtësi”. Me gjashtë fëmijë për të cilët duhet kujdesur, Jolie gjithashtu tha se dëshiron të kaloj më shumë kohë me familjen e saj, por nuk tha se planifikon që së shpejti të ndaloj karrierën e saj prej aktoreje. Me t’u pyetur nga një gazetar nëse mund të pritet ndonjë anëtar i ri në familjen e saj, Jolie duke qeshur u përgjigj: “Natyrisht se po”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://riniakh.lolforum.net
 
Angelina Jolie flet për filmin “Changeling” në Londër
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flet këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani
» Flet Hasan Zeneli, bashkëluftuar i Zahir Pajazitit (5)[/
» Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranë Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Duhet të zbardhet vrasja e Zahirit
» Flet artisti, koreografi, solisti, “Mjeshtri i Madh i Artit”, Besim Zekthi
» Flet Roel Schuyt, përktheusi hollandez i veprave letrare të Ismail Kadaresë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net :: .:. Diskutime .:. :: V.I.P & Stars-
Kërce tek: