>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net

Mirë Se Vini n`RM >> KaLoNi MiRë Me Ne << Të Gjitha Në Një Vend
 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Mbreteria e Rilindjes
Thu Dec 03, 2009 8:44 pm nga Ibish_sakica

» Mbreterit e rilindjes loja me e mire ne bote
Wed Nov 18, 2009 11:42 pm nga ardianii

» My Websites
Wed Aug 05, 2009 4:22 pm nga Ultimate

» iPhone 3G S shitet paraprakisht në SHBA
Mon Jun 15, 2009 1:35 pm nga Abbi

» Paraqiten Nokia E72 e 5530 Xpress music
Mon Jun 15, 2009 1:34 pm nga Abbi

» Moza në lidhje me Arin?
Mon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» West: Jam njeri që preki për toke
Mon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» Ford është aktori më i paguar
Mon Jun 15, 2009 1:32 pm nga Abbi

» Newton do të ligjërojë në Afrikën e Jugut
Mon Jun 15, 2009 1:31 pm nga Abbi

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 traktati i shen stefanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Abbi
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve : 229
Join date : 16/11/2008
Age : 24
Location : n`Mitro

MesazhTitulli: traktati i shen stefanit   Sat Dec 06, 2008 2:03 pm

[Mesim]-Traktati i Shën Stefanit
Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik.. Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit. Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte në vetvete një hap pozitiv, pasi e çlironte popullin bullgar nga zgjedha shekullore osmane.
Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike.Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës.
Përmbushja e gjithë këtyre objektivave bënte të nevojshëm formimin e një fronti të vetëm politik mbarëshqiptar dhe pranimin nga ana e këtij fronti të platformës politike të përpunuar nga Komiteti Kombëtar i Stambollit.

Literatura:
Misha Glenny, Historia e Ballkanit (1804-1999)
http://www.geocities.com/big_albania..._stefanit.html




1
Mbrojtja e Shkodrës
Nje nga ngjarjet me te bujshme te historise shqiptare te Shekullit te XX - te. Mbrojtja 183 ditore e Shkodres dhe jehona e saj. Qendresa e Hasan Riza pashes dhe vrasja e tij. Roli i Esat pashe Toptanit ne vrasjen e komandantit turk, ne mbrojtjen e qytetit dhe me pas ne dorezimin e tij. Marreveshja me Malazezet dhe vendimi i Londres.
Rrethimi i Shkodres
Ne te vertete, as Hasan Riza Pasha dhe askush tjeter nuk mund ta parashikonte ate mbasdite te dates 8 tetor 1912 se, Rrethimi i Shkodres do te zgjaste me shume se 183 dite dhe se beteja per te do te behej nje nga me te famshmet ne Europen e kohes. Te rejat e saj zinin vend rregullisht ne te gjitha gazetat me te medha perendimore, ndersa Hasan Riza Pasha, Esat Pashe Toptani apo Princ Danilo i Malit te Zi, u bene figura te njohura. Se paku 15 libra jane botuar ne gjuhe te ndryshme per ate rrethim, ndersa Harta e Mbrojtjes se Qytetit, se bashku me shenimet e Hasan Riza Pashes, eshte ende sot e ekspozuar ne nje mur te shkolles ushtarake ne Gjeneve te Zvicres. Ne fillim te vitit 1914, gjate nje vizite ne Viene, Esat Pashe Toptani u prit me nderime si Komandant i Mbrojtjes se Shkodres dhe nje mbremje, pothuaj gjithe oficeret e larte austriake, te prire nga princi trashgimtar Franc Ferdinand, u ulen perballe nje tabele, ne te cilen ai u perpoq te sqaronte strategjine e mbrojtjes. Edhe pse dihet mire tashme se mbrojtja e qytetit i dedikohet komandantit turk dhe se vrasja e tij, ne mes te rrethimit, ishte, sipas te gjitha gjasave, veper e Esat Pashes. Por te gjitha keto erdhen me vone. I ulur ne shtabin e tij ne Bardhanjore, Hasan Riza Pasha nuk e dinte se cili do te ishte fati i qytetit mesditen e 11 tetorit 1912.
Ideja, se Turqia po sfilitej nga problemet e brendshme dhe se nuk do t'i mbronte dot zoterimet e saj ne Ballkan, u duk qarte. Me idene e faktit te kryer, fuqite ballkanike, te ndihmuara edhe nga diplomacia ruse, vendosen te pushtojne sa me shume territore te mundshme, me idene qe Konferenca e Ambasadoreve, qe pritej te mblidhej ne dhjetor, te vendoste shtrirjen e kufijve te tyre ne gjithe tokat qe kishin nen kontroll. Pushtimi i Shkodres u be nje domosdoshmeri per ushtrite malazeze dhe rrethimi i tyre me i ashper.
2
Nje muaj pas vendosjes se rrethimit, situata ne qytet nuk ishte aspak e favorshme dhe mungesat po beheshin gjithnje e me te ndjeshme.
Kështu që, trupat mbrojtese kishin shume humbje nga radhet e tyre, edhe pse tregimet e kohes deshmojne se edhe malazezet kishin shume te vrare. Ne qytet kishte filluar te qarkullonte ideja e dorezimit, ide qe sidoqofte nuk thuhej me ze te larte.
Literatura:
http://www.shkoder.net/al/sh_rreth.htm
















3
Traktati i Fshehet i Londrës

Lufta e Pare Boterore shpertheu si pasoje e kontradiktave ndermjet dy grupeve te Fuqive imperialiste: Lidhja tripaleshe (Gjermania,Austro-Hungaria,Italia) dhe fuqite e Antantes (Anglia,Rusia,Franca). Luften e filloi Austro-Hungaria kunder Serbise ne korrik 1914.Ne gusht,ajo u kthye ne nje lufte boterore,me pjesemarrjen e Gjermanise krahas Austro-Hungarise,dhe te Anglise,Rusise e Frances krahas Serbise.me vone lufta u zgjerua duke perfshire 20 vende. Fuqia e trete e trepaleshit,Italia,shpalli asnjanesine dhe perkohesisht qendroi jashte luftes.
Nderkohe Italia me Greqine,si vende asnjanese,ne marreveshje midis tyre,pushtuan e para Sazanin dhe Vloren dhe e dyta ligjesoi pushtimin e Shqiperise se Jugut. Te dy grupet imperialiste nderluftuese filluan te benin pazarlleqe me Romen per ta hedhur ne lufte,secili ne anen e vet.Asaj i zotoheshin t'i jepnin si shperblim,vec te tjerave,edhe toka shqiptare.Si perfundim,Italia vendosi te rreshtohej me fuqite e Antantes.Keshtu,me 26 prill 1915,midis tyre u nenshkrua ne Londer nje traktat i fshehte.
Sipas Traktatit te Londres,Italise i njihej ne Shqiperi aneksimi i Vlores,i ishullit te Sazanit dhe i zone prej Vjose,ne veri,deri ne Himare,ne jug.Fuqite e Antantes,po ta shihnin te arsyeshme,do te kenaqnin me tokat e Shqiperise edhe lakmite e aleateve serbe e malazeze,si dhe ato te Greqise,duke u dhene pjeset veriore dhe jugore te vendit.Ne Shqiperine e Mesme do te formohej nje shtet autonom dhe asnjanes shqiptar,i cili ne marredheniet me boten e jashtme do te perfaqesohej nga Italia. Pas nenshkrimit te Traktatit te Londres,Italia i shpalli lufte Austro-Hungarise.
Traktati i Londres ishte nje nga faqet e reja te politikes antishqiptare te Fuqive imperialiste.Per interesat e tyre grabitqare ato synonin tani te coptonin edhe ate pjese te cunguar qe ia kishin njohur Shqiperise se pavarur.
Literatura:
http://listserv.acsu.buffalo.edu/cgi...lbanian&P=6566
Historia e Shqipërisë vëllimi III , (1912-1944)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
traktati i shen stefanit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Monda Korca: Nata e Shën Shpirtit tim -poezi per SHEN VALENTININ -Nga - Raimonda Moisiu,- Happy Valentine's day!!
» Jul Variboba
» URIME FESTA E SHËN NIKOLLËS
» Suzana Kuqi: Shen Valentini - Festa e te dashuruarve
» Viktoria Xhako:Dje, e diel 11 nëntor, ishte dita e emrit të shenjtit Viktor, pra dita e emrit tim!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net :: .:. Diskutime .:. :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: