>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net

Mirë Se Vini n`RM >> KaLoNi MiRë Me Ne << Të Gjitha Në Një Vend
 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Mbreteria e Rilindjes
Thu Dec 03, 2009 8:44 pm nga Ibish_sakica

» Mbreterit e rilindjes loja me e mire ne bote
Wed Nov 18, 2009 11:42 pm nga ardianii

» My Websites
Wed Aug 05, 2009 4:22 pm nga Ultimate

» iPhone 3G S shitet paraprakisht në SHBA
Mon Jun 15, 2009 1:35 pm nga Abbi

» Paraqiten Nokia E72 e 5530 Xpress music
Mon Jun 15, 2009 1:34 pm nga Abbi

» Moza në lidhje me Arin?
Mon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» West: Jam njeri që preki për toke
Mon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» Ford është aktori më i paguar
Mon Jun 15, 2009 1:32 pm nga Abbi

» Newton do të ligjërojë në Afrikën e Jugut
Mon Jun 15, 2009 1:31 pm nga Abbi

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 ja se qfar i ndodhi Ismail QEMAJLIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Abbi
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve : 229
Join date : 16/11/2008
Age : 24
Location : n`Mitro

MesazhTitulli: ja se qfar i ndodhi Ismail QEMAJLIT   Sat Dec 06, 2008 2:04 pm

[mesimi]-ja se qfar i ndodhi Ismail QEMAJLIT-HAJZER SHALA SHKENCA POLITIKE
JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT

Ka qenë ora 10:20 minuta e datës 24 Janar të 1919, kur Ismail Qemali donte vetëm tre ditë të mbushte plot 75 vjeç, doli para gazetarëve në një konferencë për shtyp të organizuar në një sallon hoteli në Peruxha. Hyrja e tij në sallën e mbushur me mbi 100 gazetarë dhe fotoreporterë i befasoi të gjithë të pranishmit që kishin mbi dy orë që prisnin diplomatin e njohur të Shqipërisë.

Ndërsa ecte për t’u ulur në tavolinën në krye të sallës, në fytyrë i fashitet një çehre e verdhë që sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan shumë minuta dhe disa të dridhura i mbërthyen trupin. Askush nuk po pipëtinte, vetëm plaku mjekërbardhë, që megjithë gjendjen që po kalonte, gjeti forca për të folur. Nga goja i dolën vetëm pak fjalë dhe dukej qartë që ai po mundohej t’i lidhte me njëra-tjetrën. Në atë çast kërkoi ndihmë nga i biri Qamili, të cilin e mbante pranë vetes si sekretar. I kërkon që të shkojë në tualet. I biri, duke e kapur për krahu, u kërkoi të falur gazetarëve të pranishëm dhe mori hapat drejt derës së tualetit. Aty mësohet se sa vuri këmbën për t’u drejtuar te lavamani filloi të shkumëzonte dhe të dridhej më shumë. Ajo gjendje nuk zgjati shumë. Në pak çaste zemra e tij pushoi së rrahuri. I biri del para gazetarëve ku u komunikon lajmin se i ati, të cilin para pak çastesh e kishin në tavolinën përballë, tashmë nuk jetonte më. Ajo situatë ishte e rëndë për të gjithë. Aty dhimbja njerëzore i kaloi kufijtë.

Situatat që Ismail Qemali kishte kaluar ato ditë në Peruxha të Italisë i kishin shkaktuar një gjendje të rëndë mendore dhe fizike. Edhe pse në atë gjendje, ai nuk kishte ngurruar të dilte para shtypit. Ai donte të denonconte krerët e diplomacisë italiane, në atë kohë kur në Paris diskutohej fati i Shqipërisë dhe ata kishin mundur ta hanin në besë. Megjithatë, për çudinë e tij, ajo konferencë ishte organizuar nga të tjerët. Nuk u mësua asnjëherë se kush i kishte thirrur gazetarët. Plakut 75-vjeçar i kishin thënë se media kishte interes të dëgjonte nga ai se përse në ato momente nuk ndodhej në Konferencën e Paqes në Paris. E këshilluan që të hante mirë pasi në atë konferencë shtypi do t’i duhej të fliste gjatë. Pikërisht pas ushqimit nuk vonoi shumë, ai doli në sallën e takimit dhe në atë moment jeta e tij filloi të shuhej. Këto janë momentet e fundit të jetës së njeriut që është njohur historikisht si kryeministri i parë i shtetit shqiptar. Ndërkohë që opinioni është njohur me shumë hollësi të jetës diplomatike të plakut të mençur, mund të jenë shumë pak ata që i njohin momentet kur ai ka mbyllur sytë. Pikërisht për ato çaste redaksia e gazetës “Panorama”, duke hulumtuar në shumë dokumente dhe dorëshkrime të dosjes së Ismail Qemalit në A.Q.SH. dhe duke u mbështetur në dëshmitë gojore të njohësve kopetentë, ka arritur të zbardhë historinë kur plaku diplomat mbylli sytë. Një dëshmi të plotë për gazetën ka qenë edhe ajo ish-komandantit të Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e ish-komandantit të Nëndetëseve të Pashalimanit, Dashamir Ohrit, i cili është edhe vëllai i Edipit. Këta dy vëllezër djalin e Ismail Qemalit, Qazimin, e kanë pasur njerkun e tyre.

Ismail Qemali pritet ne bese nga kryeministri italian
“Më hëngrën në besë!” bërtiti Ismail Qemali sapo zbriti në Peruxha të Italisë. Ai ishte nisur për një vizitë urgjente në Romë, me ftesë të autoriteteve më të larta të vendit, nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm. Kjo kishte ndodhur pas një kërkese këmbëngulëse të tij, nëpërmjet një telegrami të nisur për këtë qëllim. Synimi i diplomatit shqiptar ishte që të ndihmohej nga përfaqësuesit e Italisë, të cilët do të ndërhynin pranë autoriteteve më të larta të Konferencës së Paqes që mbahej në Paris, për të mundësuar që delegacioni shqiptar të shtohej edhe me tre përfaqësues të tjerë. Ndërsa Ismail Qemali kishte marrë përgjigje se kryeministri italian i asaj kohe, Orlando dhe ministri i Jashtëm, Sonino e prisnin në Romë, ai pa humbur kohë u nis për të realizuar takimin e kërkuar nga i cili shpresonte të dilte me rezultate pozitive në favor të Shqipërisë. Por befasisht dhe çuditërisht diplomati 75-vjeçar nga Shqipëria u përball sapo zbriti në Peruxha me përgjigje negative; kryeministri dhe ministri i Jashtëm kishin shkuar në Konferencën e Parisit për të cilin interesohej edhe Ismail Qemali. Kjo do të thoshte që ai jo vetëm se nuk do të ndihmohej edhe me tre delegatë të tjerë, por madje as ai vetë nuk do të merrte pjesë në të. Diplomati shqiptar u bind menjëherë se bëhej fjalë për një dredhi të pastër politike pikërisht nga ata që ai i kishte konsideruar miq të vendit të tij, por që tashmë kishin marrë nismën për ta izoluar. Tronditja që pësoi pas marrjes së lajmit të papritur, se ishte mashtruar që ishte thirrur në Itali, ishte e papërballueshme për moshën e tij 75-vjeçare, prandaj edhe klithma e tij “Më hëngrën në besë!” doli shpërthyeshëm me dhimbje.

Si nisi historia tragjike

Ishte janari i vitit 1919. Atë muaj në Paris do të zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqësisht do të hynte fuqishëm dhe dhimbshëm në historinë e mëvonshme të Shqipërisë. Aty do të vendosej edhe fati i saj.
“Sot është dita vendimtare për Shqipërinë”, shkruante Ismail Qemali në fillim të atij muaji. “Do të ngjallemi ose do të vdesim”. Nën zjarrminë e një patriotizmi të jashtëzakonshëm që i kishte mbërthyer qenien, kishte kohë që luftonte me të gjitha mundësitë dhe format për të ndikuar mbi konkluzionet e konferencës për të cilat ai ishte i interesuar që të ishin sa më afër interesave të bashkëkombasve dhe atdheut të tij. Për të arritur këtë qëllim ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinë, e cila duhej të mundësonte që me delegacionin shqiptar në konferencë të shkonin së paku edhe tre apo gjashtë delegatë më shumë. Këta delegatë do të ishin nga trojet shqiptare të cilët do të bashkoheshin me ata që vinin nga Amerika. “Sikur të kisha të holla,- vazhdon më tej në ditarin e tij të atyre ditëve Ismail Qemali, - do të isha hedhur deri në Amerikë për një marrëveshje të plotë me gjithë atdhetarët e atjeshëm. Por në marrëveshje me qeverinë italiane e quaj të nevojshme të shkoj në Romë. Prej andej mund të bëj një marrëveshje me gjithë shqiptarët e Shqipërisë për të vendosur një aksion kombëtar në një moment kaq kritik e të rrezikshëm, që të mund të përpilojmë programin përfundimtar. Nga Italia kërkoj të nxis nisjen nga Shqipëria veriore, qendrore dhe jugore të tre ose gjashtë delegatëve, në mënyrë që së bashku me delegatët që vijnë nga Amerika të shkojmë në Paris të gjithë së bashku për t’i propozuar konferencës kërkesat dhe të drejtat e Shqiptarëve”.

Për synimet që i kishte vënë vetes, diplomati shqiptar filloi menjëherë për të zbatuar në mënyrë konkrete të gjithë programin e paramenduar. Detyra e parë dhe më emergjente ishte takimi i menjëhershëm i tij me diplomacinë e Romës. Data 19 Janar 1919. Kryeministri italian Orlando për pak ditë do të nisej drejt Parisit për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Ismail Qemali i dërgon një telegram urgjent, të shkruar në gjuhën frënge. Një kopje të asaj letre ia dërgoi edhe ministrit Sonino. Ja çfarë shkruhej në të:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Abbi
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve : 229
Join date : 16/11/2008
Age : 24
Location : n`Mitro

MesazhTitulli: Re: ja se qfar i ndodhi Ismail QEMAJLIT   Sat Dec 06, 2008 2:04 pm

“Shkëlqesisë së tij Orlando, Kryetar i Këshillit të Ministrave Romë.
Përveç ndjenjave të mia të admirimit personal me cilësinë e përfaqësuesit të idealeve shqiptare, realizimit të të cilave u kam kushtuar gjithë jetën time, ndjej detyrën t’i besoj shpresat e mia për lirinë e vendit tim në mbështetjen dhe në mbrojtjen e lartë të Italisë…… I lutem shkëlqesisë Tuaj t’i marrë në konsideratë serioze këto lutjet e mia duke më transmetuar telegrafisht urdhrat dhe udhëzimet tuaja”. Ajo promemorje e shkruar me aq urgjencë nga Ismail Qemali ka arritur në Romë pikërisht mbrëmjen e 18 janarit, ku nga dokumentet e sotme arkivore vërtetohet se është regjistruar më 19 janar. Pas kësaj korrespodence, Ismail Qemali ftohet nga ministri i Jashtëm në Romë, për të marrë pjesë në takimin e kërkuar nga vetë ai, ku do t’i ndodhte edhe tragjedia më e madhe; do t’i merrej jeta.

Sa zbriti në Peruxha të Italisë, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane që e kishin ftuar ishin nisur për në Paris, duke mos e pritur atë sipas njoftimit që i kishin bërë. Ata kishin lënë njoftim që Ismail Qemali të priste deri sa ata të ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Në këtë moment, ai kuptoi se flitej për një izolim të qëllimshëm që i qe bërë. Kjo mësohet nga rrëfimet e djemve të tij. Sapo mësoi lajmin për pabesinë, menjëherë i erdhi një goditje apopletike gjë që për moshën e tij ishte shumë e rëndë. Kanë qenë pikërisht ato momente që provokuan klithmën e tij të egërsuar dhe të papërmbajtur “Më hëngrën në besë!”. Situata në të cilën ishte vendosur Ismail Qemali bëri që ai jo vetëm të mos realizonte planin që t’i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtë delegatë, por në një kohë që në Paris do të hidhej për diskutim edhe çështja e Shqipërisë, ai të mos merrte pjesë as vetë. Ky fakt për të do të thoshte vdekje e parapërgatitur. Gjithsesi, në kushtet që i ishin krijuar, ai u detyrua të vendosej në hotelin që i kishin rezervuar.

Pavarësisht se diplomati shqiptar nuk mundi të shkonte në Paris, loja e parapërgatitur mbi të do të ndiqej deri në fund. Në një nga ato ditë, kur gjithë qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, më 24 janar, pikërisht 3 ditë para datës 27 kur ai mbushte plot 75 vjeç, në Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndërkombëtare me pjesëmarrjen e shumë shteteve, kur shtetet e mëdha vendosnin fatet e shteteve të vogla, Isamil Qemalit iu provokua një konferencë shtypi. Ajo iu servir si dëshirë e gazetarëve për të dëgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencë, pavarësisht se nuk ishte kërkuar nga vetë ai, dukej se ishte edhe në dëshirën e tij, sepse ishte momenti që më shumë se kurrë ai donte të denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.

Pak kohë para se të fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet të hante para konferencës. Pasi hëngri, ai hyri në sallën e rekomanduar, ku e prisnin dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të ndryshëm. Sipas rrëfimeve që djali i Ismail Qemalit, Ethemi, i ka bërë më vonë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ali Asllanit, mësohet se sapo hyri në sallë Qemalit i kaloi një çehre e verdhë në fytyrë. Nuk vonoi shumë, ai u ul në tavolinë dhe befasisht në trup i kaloi një valë rrëqethjeje. Ndërsa nisi të belbëzojë me vështirësi, filloi të dridhej dhe ndërkohë u konstatua se nuk mundte t’i lidhte dot fjalët. Pas kësaj situate, ai arriti të kërkonte ta shoqëronin për në banjë. Kur arriti aty, e mbyti shkuma që nxirrte nga goja dhe të vjellët. Në pak çaste pulsi i tij pushoi së rrahuri. Në këto momente gazetarëve të mbledhur për konferencën e shtypit në atë sallë iu komunikua fakti që Ismail Qemali, i cili pak çaste më parë kishte qenë para tyre, nuk jetonte më.

Peripeci të tjera ishin planifikuar për trupin e pajetë të diplomatit të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Ismail Qemali. Pas vdekjes së tij, çuditërisht në mbarë kancelaritë diplomatike të botës pati një sensibilizim të veçantë. Për vetë jehonën e madhe që pati vdekja e tij, pala italiane me justifikimin që ai kishte vdekur në vendin e tyre, donte t’i bënte “nderimet” që meritonte një diplomat i atij rangu. Ata vendosën që trupin e tij ta balsamosnin. Ajo kërkesë dhe ai interesim i palës italiane bëri që trupi pa jetë i Ismail Qemalit të qëndronte plot dy javë në Peruxha, ku ai kishte mbyllur sytë.

Me gjithë përpjekjet e palës italiane dhe shumë peripeci të tjera që dolën pas vdekjes së Ismail Qemalit, djemtë e tij nuk reshtën së u përpjekuri që babanë e tyre ta sillnin në Vlorë, e cila e priste me padurim për ta varrosur në lartësinë madhështore të Kaninës. Vdekja e tij në atë kohë kishte tronditur mbarë kombin dhe grupe të shumta shqiptarësh, të ardhur nga të gjitha trevat, po përqendroheshin në Vlorë për t’i bërë nderimet e merituara diplomatit të famshëm. Së fundmi gjithçka u bë realitet. Ishte pikërisht data 12 shkurt i vitit 1919, kur trupi pa jetë i Ismail Qemalit, i shoqëruar nga tre djemtë e tij, Ethemi, Qazimi dhe Qamili, si dhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme italiane mbërriti në portin e vogël të Vlorës. Ai ishte transportuar fillimisht me tren dhe së fundmi me anijen e posaçme italiane. Sipas bashkëkohësve të atyre momenteve, siç ishin vetë djali i Ismail Qemalit, Qazimi apo edhe mikut të tij, Safet bej Vlorës bëhet e ditur se hyrja e arkivolit në Vlorë ka qenë tepër emocionuese. Të qarat e njerëzve dhe shkrepjet e armëve shkaktuan një gjendje emocionale të papërshkrueshme. Gjithë rrugët, kodrat dhe çdo gjë nxinte nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme në atë varrim, i cili, ashtu siç ishte menduar në atë kohë u bë pikërisht në lartësitë dominante të Kaninës.
Konkretisht për ato momente, në shënimet e Safet bej Vlorës, të gjendura në dosjen e posaçme të Ismail Qemalit në Arkivin Qendror të Shtetit shkruhet:

“Nëse e matim madhështinë e një personazhi politik me dashurinë e popullit të thjeshtë, duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Gjatë ceremonisë së varrimit të tij, asnjë fshatar dhe asnjë qytetar nuk mbeti në shtëpi. Të gjitha faqet e maleve dhe të brigjeve gjatë rrugës së kortezhit funeral ishin plot me njerëz. Qe një apotezë madhështore e mbarë popullit, pa përjashtim, ndaj një tribuni që i shërbeu vendit të tij deri në frymën e fundit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Abbi
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve : 229
Join date : 16/11/2008
Age : 24
Location : n`Mitro

MesazhTitulli: Re: ja se qfar i ndodhi Ismail QEMAJLIT   Sat Dec 06, 2008 2:05 pm

Dallget e Vlores

Atje ku dallga përplaset dhe thërmohet pas shkëmbit dhe kthehet pas e
pafuqishme, tek Uji i Ftohtë, pranë tunelit të famshëm, poshtë të cilit
derdhen prej shekujsh ujërat e kristalta të burimeve fantastike, mes
prehërit të gjelbër të qeparisave dhe pishave halëshumta, vezullon në mënyrë
drithëronjëse, qyteti i Vlorës.

Rrallë ndodh që në një hapësirë të vogël gjeografike të gjenden të tërë ata
elementë natyrorë që e shndërrojnë vendin në një parajsë tokësore. Gjiri i
mrekullueshëm, laguna e Nartës, mali i Llogorasë, grykat e lumit Vjosë,
gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit dhe ai i Zvërnecit. Rrallë ndodh
që në bregun e një qyteti të takohen dy dete krejt të ndryshëm- Adriatiku,
me plazhet e gjata me rërë dhe pyje pishe dhe Joni me brezare agrumesh,
ujëra kristali, shkëmbinj dhe plazhe të bardha ekzotike.
Kjo ndodh vetëm në Vlorë. Kush vizitoi Vlorën dhe nuk u çudit me bukuritë e
saj!

Pushime mahnitëse
Të kalosh pushimet në qytetin e Vlorës sot, është me të vërtetë mahnitëse,
pasi Vlora të ofron të gjitha kushtet dhe resurset e saj të pafundme. Nuk
janë të paktë ata pushues që sapo kanë prekur bukuritë e Vlorës, plazhe e
mrekullueshme, rërën e nxehtë, relievin e thyer dhe peisazhet mahnitëse,
kanë vendosur të mos i ndahen më këtij qyteti.
Vija bregdetare e Vlorës është tërësisht e pastër me ujërat e detit të
kristalta, sidomos në zonën e Plazhit të Ri, Ujit të Ftohtë e më tutje, pasi
burimet e ujërave të ëmbël i japin kësaj hapësire më tepër pastërti dhe
siguri, veç bukurive që nuk kanë të krahasuar dhe që kush ka qenë aty dhe i
ka shijuar, vështirë se mund të ndahet lehtë nga kjo parajsë e
mrekullueshme. Vlora ka plazhe të bukura e të shumëllojshme. Plazhi i
Zvërnecit është krejtësisht i virgjër, plazhet unikale të Jonufrës, Radhimës
dhe Orikumit, gjithçka është e prekshme dhe pronë e të gjithë pushuesve.

Aty ku fillon riviera
Vlora me gjirin e hapur, me portin dhe plazhet e rrethuar me male, është një
vend i rëndësishëm historik dhe fillimi i rivierës shqiptare. Udhëtimi nga
Vlora drejt qytetit më jugor Sarandë, kalon përmes një rruge të bukur
gjarpëronjëse ku nga njëra anë janë malet, pemët me ullinj dhe pishat dhe
nga ana tjetër bregdeti i mrekullueshëm me plazhe të paeksploruara dhe ujëra
të kristaltë, gjiri piktoresk i Porto Palermos me kështjellën e braktisur.
Mund të qëndrosh në fshatrat bregdetar të Dhërmiut dhe Vunoit, në qytezën e
vogël të Himarës dhe Piqerasit me rrugët e ngushta, shtëpitë prej guri dhe
kopshtet e bukura.

Vlora, udha e pavarësisë nisi këtu
Jo më kot Vlora është shpallur qytet hero. Në qytetin e vjetër kanë zënë
vend shumë ngjarje të rëndësishme të përpjekjeve për liri e pavarësi në të
gjitha kohërat. Në kohët e lashta qyteti njihej me emrin Aulon. Në fillim ai
ishte thjesht një port. Qyteti ishte i famshëm për pemët me ullinj dhe për
verën. Pas rënies së Apollonisë dhe Orikumit, ky u bë porti kryesor i
Ilirisë. Në shekullin e pestë, Aulon ishte qendër e dioqezës. Emigrimi i
barbarëve e dëmtoi qytetin në një masë të konsiderueshme dhe bëri që banorët
e tij të tërhiqeshin thellë në fshatra. Gjatë mesjetës qyteti ishte shkrirë
brenda kështjellës së Kaninës, e cila ndodhet pak kilometra në juglindje.
Në vitin 1081 Vlora u pushtua nga Normanët dhe German Hohenstaufens, dhe në
vitin 1272 u bashkuan në mbretërinë e Arbërisë. Në shekullin e 14-të,
ushtritë bizantine e vizituan përsëri, po ashtu dhe serbët dhe lordët
feudalë të Balshajve nga veriu i Shqipërisë. Në shekullin e XIV-të në
sundimin e Balshajve, qytei u bë një qendër e rëndësishme tregtare e njohur
përveç verës dhe kripës edhe për shpatat, anijet dhe mëndafshin. Pushtuesit
turq të vitit 1417, me sulltan Sulejmanin në krye ose ndryshe – i magjishmi-
ndërtuan një kështjellë pranë detit në vitin 1531, e cila mendohet të jetë
projektuar nga arkitekti i famshëm shqiptar Sinan. Në shekujt XVII dhe
XVIII-të, Vlora u bë përsëri një port dhe qendër e rëndësishme ekonomike. Në
vitin 1812, drejtimin e Vlorës e mori një prej figurave simbol të
shqiptarëve Ali Pashë Tepelena.
NëVlorë u mblodh asambleja që e shpalli Shqipërinë shtet të pavarur, duke
formuar edhe qeverinë e parë kombëtare të drejtuar nga Ismail Qemali në 28
nëntor të vitit 1912. Në këtë periudhë Vlora konsiderohej kryeqytet i
vendit.

Çfarë mund të shohësh në qytet
Xhamia e Muratit ngritur në vitin 1542. Edhe kjo mendohet të jetë projektuar
nga arkitekt Sinani në urdhërat e sulltan Sulejmanit, kur ky i fundit ishte
në Vlorë për të përgatitur një sulm detar kundër Italisë. Me mbylljen e
kishave dhe xhamive në vitin 1967, ndërtesa u përdor si muzeu i arkitekturës
për zonën përreth.
Në qendër të qytetit ndodhet Monumenti i Pavarësisë, ngritur në vitin 1972.
Mbi kollonën e lartë në gur qëndron figura e flamurtarit, ndërsa poshtë
paraqiten figu...



Rreth 15 mij turist vërshuan këtë të diel në plazhet e Vlorës duke u dhënë këtyre plazheve përmasat e një frekuentimi masiv shqiptar nga veriu në jug. Qysh në orët e para të mëngjesit karvane autobuzësh dhe autoveturash me targa nga të gjitha qytetet ishin prezent në rrugët e Vlorës duke udhëtuar drejtë bregdetit të këtij qyteti, për tu shplodhur dhe argëtuar në këtë parajsë që Zoti dhe Natyra na kanë falur me bujari. Zonat më të frekuentuara ishin padyshim ato të Ujit të Ftohtë, të Radhimës dhe Orikumit. Rehabilitimi i Plazhit të Ri nga ana e bashkisë së Vlorës, pastërtia e rërës dhe kushtet e tjera, që nga çadrat, tualeti, dushet, shërbimi tregëtar ambulator etj, kanë bërë të mundur rritjen masive të frekuentuesve të këtij plazhi, jo vetëm nga Vlora por edhe nga Fieri, Berati, Lushnja, Tirana, Mallakastra, Kavaja, Tepelena e ndonjë qytet tjetër më i largët deri në qytetet shqiptare të Kosovës. Urimi më i mirë me këtë rast bëhet për bashkinë e Vlorës dhe kryetarin e saj zotin Shpëtim Gjika, i cili në krahasim me paraardhësit e tij ka bërë më të mirën e mundshme për komunitetin, duke u kthyer vlonjatëve shpresën se me një punë dhe përkushtim patriotik dhe vizion drejtë të ardhmes Vlora mund të zhvillohet dhe përparoj më shpejtë nga çështë menduar.

Miratimi përpara disa ditësh i Studimit Urbanistik të Qëndrës së Qytetit nga ana e KRRTRSH-së ka hapur rrugën e ritjes madhështore të Vlorës drejtë detit, duke i dhënë asaj përmasat e vërteta të një qyteti bregdetar europian, por duke e ruajtur bregdetin nga betonimi i egër dhe jashtë kohës që jetojmë. Bashkia po ndjek me vëmëndje punimet e tjera përgjatë bregdetit, siç është trotuari mbrojtës i plazhit, apo edhe lulishtja e re përpara pallatit të sportit.

Veç këtyre investimeve nga buxheti i bashkisë dhe që llogariten rreth 150 milion lekë të vjetra, vet kryetari i bashkisë së Vlorës zoti Shpëtim Gjika po bënë përpjekje të pareshtura për të thithur investime për infrastrukturën rrugorë të qytetit, e cila duhet thënë se është jashtë fuksionit të saj. I njëjti preokupacion mbetet edhe për infrastrukturën mes lagjeve të qytetit ku rrugicat janë të shkatëruara dhe ujrat e zeza janë prezent. Kjo infrastrukturë është shkatëruar gjatë 14 viteve tranzicion si rezultat i kthimit të mjediseve të banimit në geto, ku dominojnë muret rrethues, garazhet, lavazhot pa leje dhe gardhet e kohës së Qemos.

Për të gjitha këto kërkohet një punë shumë e madhe, e cila në fakt ka filluar por që nuk mund të zgjas shumë vetëm me përkushtimin dhe angazhimin, por kërkohen edhe fonde financiare dhe mjete mekanike të rënda.

Të hedhësh sytë nga Vlora do të thot ti bësh një shërbim të paçmuar kombit pasi ky qytet thelb i Shqiptarëve pret më shumë nga shteti dhe duhet të kthehet në një model zhvillimi pas Tiranës, status të cilin ai e ka fituar deri tani vetëm me punë dhe angazhimin e drejtuesve të pushtetit vendor. Vlora është një amanet i patriotit Ismail Qemali. Eshtë një amanet që nuk e tret dheu dhe brezat pas tij duhet ta çojnë në vend, jo vetëm zhvillimin e Vlorës por edhe të gjithë Shqipërisë dhe kombit shqiptar në tëresi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ja se qfar i ndodhi Ismail QEMAJLIT   Today at 1:48 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ja se qfar i ndodhi Ismail QEMAJLIT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lexim tematik i “ Krushqit janë të ngrirë ” novelë të Ismail Kadaresë
» Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare
» Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese: Perseri nje "Leter e Hapur"...
» Shaban Sinani: Ismail Kadare i ka provuar e zhvilluar thuajse të gjitha llojet apo nënllojet e letërsisë
» Intervista e Ismail Kadaresë, dhënë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin ''Opinion'' në TV Klan

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net :: .:. Diskutime .:. :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: