>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net

Mirë Se Vini n`RM >> KaLoNi MiRë Me Ne << Të Gjitha Në Një Vend
 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Mbreteria e Rilindjes
Thu Dec 03, 2009 8:44 pm nga Ibish_sakica

» Mbreterit e rilindjes loja me e mire ne bote
Wed Nov 18, 2009 11:42 pm nga ardianii

» My Websites
Wed Aug 05, 2009 4:22 pm nga Ultimate

» iPhone 3G S shitet paraprakisht në SHBA
Mon Jun 15, 2009 1:35 pm nga Abbi

» Paraqiten Nokia E72 e 5530 Xpress music
Mon Jun 15, 2009 1:34 pm nga Abbi

» Moza në lidhje me Arin?
Mon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» West: Jam njeri që preki për toke
Mon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» Ford është aktori më i paguar
Mon Jun 15, 2009 1:32 pm nga Abbi

» Newton do të ligjërojë në Afrikën e Jugut
Mon Jun 15, 2009 1:31 pm nga Abbi

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 [Gjuhë Shqipe] Gjuha Shqipe..!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LiRoS'
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve : 142
Join date : 16/11/2008
Age : 25
Location : n'Mitrovicë

MesazhTitulli: [Gjuhë Shqipe] Gjuha Shqipe..!!   Sun Nov 30, 2008 4:09 am

Gjuha Shqipe

Hyrje
Gjuha shqipe sot flitet ne Shqiperi dhe jashte kufijve te saj ne Kosove, ne territorin ndermjet Shkupit, Gostivarit, Tetoves dhe Di-bres, ne Presheve, ne Bujanovc dhe ne Medvegje, ne Kraje, ne Ulqin me rrethina deri ne Tivar dhe ne Çameri. Shqipja, pra, flitet ne viset perendimore te Ballkanit, aty ku kryqezohen rruget qe lidhin lindjen me perendimin, pikerisht ne ate rajon qe ka qene djepi i qyteterimit antik evropian.

Gjithashtu, shqipja flitet edhe ne diaspore (ne Itali, ne Greqi, ne Bullgari, ne Ukraine), edhe ne shume vende te tjera te kontinentit tone dhe me gjere, ne Amerike, ne Azi dhe ne Australi nga shqiptare te vendosur atje ne kohe me te hershme ose me te vonshme.

Gjuha shqipe i perket familjes se gjuheve indoevropiane. Rreth dy mije fjale te shqipes jane me origjine indoevropiane: koke, dite, nate, dimer, uje, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon nje de-ge me vete ne familjen e gjuheve indoevropiane. Gjuha shqipe pra nuk ka lidhje birerie me asnjeren nga gjuhet e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qene i banuar qe nga paleolitiku i mesem (100000 - 40000 vjet para eres sone). Gjurmet e para te rendesishme te qyteterimit i perkasin neolitit (6000-2000 vjet para eres sone).
Ne fillimet e kohes se bronzit fiset ilire shfaqen ne nje territor te gjere qe shtrihej nga gadishulli i Istrias ne veri deri ne gjirin e Artes ne jug. Ne lindje, kufiri i tyre shtrihej afersisht deri te lumenjte Vardari e Morava. Popullsia ilire eshte formuar nga popullsi autokto-ne te epokes se neolitit, pas ardhjes se popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijevjecarit te trete para eres sone. Pra, Iliret perbenin nje popullsi shume te vjeter te vendosur ne perendim te Ballkanit. Emrat e dy fiseve ilire, Pajoneve dhe Thesproteve, i gjejme tek "Iliada" dhe "Odiseja" e Homerit.

Kjo popullsi del me kete emer ne shekullin e peste para eres sone. Ne rrethinat e Durrachium-it (Durresi i sotem) u formua nyja e Shtetit te pare Ilir. Gjuha e kesaj popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptaret jane pasardhes te ilireve dhe gjuha shqipe pasardhese e ilirishtes.

Nga kjo gjuhe nuk kane mbetur vecse pak fjale te cilat mund te shpjegohen me gjuhen shqipe dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejte. Edhe disa emra gjeografike dhe emra perso-nash ilire mund te shpjegohen me fjale te shqipes. Keshtu p.sh. Dardania eshte shpjeguar me shqipen dardhe, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhe, Daz me shqipen dash..
Ne vitin 168 para eres sone, Iliria u pushtua nga romaket. Filloi keshtu nje periudhe pushtimi qe zgjati per me shume se pese shekuj.
Ne shekullin e VII Shqiperia u pushtua nga sllavet, kurse ne shekullin XV nga turqit otomane. Pushtimi otoman vazhdoi pese shekuj deri me 28 nentor 1912.
Ne Mesjete, popullsia e territoreve te populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon, prej nga ka dale forma popullore Arbenesh ose Arberesh.
Emrat e sotem Shqiperi, shqiptar, shqip jane shfaqur ne shekullin XVII.
Gjate kesaj periudhe te gjate pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kane qene nen ndikimin e gjuhes e te kultures latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden ne shqipe fjale me origjine nga greqishtja e vjeter, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjeter kane hyre fjale te tilla si: draper, laker, qer-shi, shpelle; nga latinishtja: are, kale, mbret, furke, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikone, kollogjer, manastir; nga sllavishtja: gjobe, lopate, pushke, opinge, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje), Konispol (kon+polje), Velipoje (veliko+polje), Zadrime (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja: tepsi, pazar, cohe, bahce, oxhak, sobe, jastek, ilac etj.
Eshte e vertete qe shqipja ka pesuar ndikime nga gjuhet e huaja, sidomos ne leksik, po eshte po kaq e vertete qe ajo ka shfaqur aftesi per t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit te vet huazimet, duke treguar forcen dhe gjallerine e saj. Keshtu fjalet e greqishtes se vjeter drapanon, kerasia, spileon ne shqip dalin draper, qershi, shpelle,- ne latinisht arvum, vicinium, impertorem ne shqip are, fqinj, mbret,- ne sllavisht glob, opanak, ravnica ne shqip gjobe, opinge, rrafshe.
Gjithsesi gjate periudhes qe vendi yne, kultura jone, gjuha jone ishin nen influencen e kultures e te gjuhes latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si gjuhe indoevropiane me strukture fonetike, gramatikore e leksikore te vecante.

Ne historine e Shqiperise dhe te shqiptareve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) ze nje vend te vecante. Gjate kesaj periudhe, problemet e gjuhes u bene pjese perberese e programit te Rilindjes shqiptare, e cila, me alfabetin e Shoqerise se Stambollit (1878) hodhi bazat per zgjidhjen e problemit te alfabetit te gjuhes shqipe, i cili perfundimisht u zgjidh ne Kongresin e Manastirit me 1908. Ne baze te alfabetit te gjuhes shqipe eshte alfabeti latin.

Dokumentet e para te shkruara te shqipes i perkasin shekullit XIV. Libri i pare i shkruar eshte "Meshari" i Gjon Buzukut qe i perket gjysmes se dyte te shek. XVI (1555). Ka mundesi qe tradita e shkrimit te shqipes te kete qene me e vjeter. Shqipja eshte shkruar ne dy dialekte kryesore, ne gegerisht dhe ne toskerisht. Vepra e pare toskerisht eshte "E mbesuame e krishtere", shkuar nga Luke Matrenga dhe botuar ne Rome me 1592. Shqipja ka vazhduar te shkruhet ne dy dialekte deri me 1972, kur toskerishtja letrare u shpall gjuhe letrare kombetare ose gjuhe letrare e njesuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://riniakh.lolforum.net
 
[Gjuhë Shqipe] Gjuha Shqipe..!!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane‏
» Agron Duro: Fjalët e huaja dhe gjuha shqipe
» Kolegji amerikan Monroe i New Yorkut gumezhiti nga gjuha shqipe
» Kadare: Pesë shekuj të sundimit osman u flijua vetëm gjuha shqipe! 500 vjet ndëshkim ndaj Skënderbeut, urrejtja vazhdon...
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net :: Lëndet Mësimore :: Gjuhë Shqipe/Histori-
Kërce tek: